(FOTO: Kryetari i Komisionit per Çeshtjet Europiane ne Bundestag, Gunther Krichbaum).

Një njoftim i Bashkimit Amerikan sapo ka hyrë në rrjetet sociale: Gjermania thotë stop! Pas lajmit të shpërndarë elektronikisht, faktin e  konfirmoi edhe  kreu i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestag, Gunther Krichbaum në një konferencë për shtyp në Tiranë

Me gjithë zhurmën entuziaste që u ngrit kudo në qarqet qeveritare të Shqipërisë se “u pranua negocimi ynë”, kjo nuk doli e vërtetë. Gjermania- shteti më i fuqishëm në BE, dhe njëkohësisht i konsideruar si “aleat për anëtarësim” nga qeveria e Shqipërisë, sot tha “JO!”

Gjermania e Merkelit vuri kushte të reja, përveç pesë prioriteteve të instaluara më parë. Shtatë kushtet pritet të bëhen të njohura sot në Tiranë përmes një konference shtypi të dytë. Por me sa flitet në zyrat e Integrimit, kushtet kanë të bëjnë me  luftën kundër drogës, luftën kundër krimit të organizuar, zgjedhjet e lira dhe zbatimin e ligjit të dekriminalizimit dhe luftën kundër korrupsionit.

Por ajo që është njoftuar është se  Berlini ka arritur në konkluzionin se Shqipëria s’ka plotësuar asnjë kusht për hapjen e negociatave.

Vendimi i Gjermanisë vjen 4 ditë para vizitës së kryeministrit Edi Rama në Berlin, ku  do të takohet me kancelaren  Merkel.

/Veritas.com.al/