Nga: Mario Bernardi Guardi

Aldo A. Mola, historian dhe eseist, ka botuar vepra mbi ‘Partito d’Azione’, mbi ‘Risorgimento’, mbi unifikimin kombëtar dhe protagonistët e tij. Një vepër klasike është Historia e masonerisë në Itali, e cila, dyzet e dy vjet pas botimit të tij të parë, është ri-propozuar nga Bompiani me dokumente te shumta të pabotuara me pare që hedhin dritë të re mbi marrëdhëniet midis masonerisë dhe fashizmit dhe mbi ndikimet e ezoterizmit brenda “bindjeve” të ndryshme. Por me studiuesin nga Cuneo, sot flasim për një tjetër temë vendimtare: Evropa.

A ka sot një Evropë të Masonëve? Është ajo e Brukselit?

“Masoneria ndoshta është ndarë përfundimisht në vitin 1877, kur Lindja e Madhe e Francës  do te fshinte referimin për Arkitektin e Madh të Universit (domethënë ndaj Zotit, Personit dhe / ose Krijuesit dhe urdhëruesit) nga dokumentet “nismëtare”. Që nga ky moment ekzistojnë tre bashkësi  masonike kryesore: Logu i Madh i Bashkuar i Anglisë (i lindur nga përpjekjet e gjata në 1813 dhe besnik ndaj parimeve fillestare: besimi në Zot, në pavdekësinë e shpirtit dhe përjashtimi i iniciativës femërore),Orientit te Madh te Francës dhe përfaqësuesit e saj (në Itali është Lozha e Madhe e Pallatit Vitelleschi) dhe Logjet e Mëdha të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në institucionet e sotme evropiane ka masonë, por nuk ka një masoneri, nuk ka asnjë projekt unitar. Nëse ka qenë ndonjëherë, mund të themi se ka dështuar ne qellim”.

Europa supernacionale ishte një parashikim masonik? Dhe në çfarë termash?

“Masoneria shpresoi për një vëllazëri të popujve të lirë dhe të pavarur. E bëri këtë me Kongresin e Paqes të Gjenevës (1867), në të cilin mori pjesë Giuseppe Garibaldi, beniamini i masonerisë angleze. E përsëriti me projektin e Lidhjes së Kombeve (1917) për të shmangur që, pas rënies së perandorisë ruse, Evropa të dominohej nga Shtetet e Bashkuara. Projekti u ri-propozua gjatë Luftës së Dytë Botërore, por duhet të mbahet mend se e gjithë Evropa doli e mundur, përfshirë edhe Francën tepër te mërzitshme. Masoneria evropiane nuk kishte asnjë unitet apo projekt politik. Rreth vitit 1988 u propozua një federatë e masonerisë të Evropës kontinentale. Gjithashtu u hipotetikua njohja nga OKB si Organizatë Jo Qeveritare. Në përgjigje Britania (që në vitin 1981 nuk ka lëvizur as edhe një gisht përpara të te ashtuquajturit “skandali i P2”) që “shpiku” Logun e Madh te Rregullt  Italian te kryesuar nga Giuliano De Bernardo, i cili kishte dhënë dorëheqjen nga  mjeshtër i madh i Orientit te Madh te Italisë dhe nuk e njohu këtë të fundit me motivacion pretekst. Që atëherë masoneria e Evropës kontinentale mbeti e ndarë. Pas rënies së Bashkimit Sovjetik nuk lulëzoi aspak në Evropën Lindore “.

A e promovon euro ekonominë e popujve apo e mbyt atë?

“Futja e euros përkthehet në varfërimin dramatik të qytetarëve të vendeve që e kanë adoptuar atë dhe në avantazhe për ke është ne Bashkimin Evropian, por me monedhën e tyre. “Bashkimi” është një farsë nominale. Europa nga Atlantiku në Urale është një kaleidoskop i shteteve të mesme të vogla dhe fare te vogla me rreth 820 milionë banorë. Bashkimi, pra, është pak më shumë se gjysma e Evropës. Sot problemi i bezdisshëm nuk është euro por shpikja e monedhave të çuditshme që mund të gllabërojnë pasuritë e naivëve. Por janë operacione të parazitëve, jo te masonëve. ”

Meqë ra fjala për popujt, si qëndron masoneria përballë populizmit?

“Masoneria gjithmonë ka predikuar lirinë e” popujve të shtypur “dhe respektin për traditat. Ka qene masoneria qe luftoi për pavarësinë e shteteve të Evropës Lindore nga zgjedha turke, cariste, gjermane dhe e Habsburgëve. Për me tepër e kishte bere me shpalljen e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara (1776-1783) dhe të Amerikës Qendrore dhe Jugore nga Madridi dhe Lisbona nga viti 1812 e tutje. ”

Dhe për sovranitetin?

“Sipas masonerisë, çdo komb ka të drejtën të japë vetë regjimin e vet, por jo të sulmojë të tjerët. Ashtu si të gjithë kanë motivin për të praktikuar kultin e tyre pa demonizuar kultin e të tjerëve apo atyre që nuk kanë asnjë “.

Dhe për një fenomen që shpesh quhet “epokal” si emigracioni?

“Masoneria është krenare qe ka qenë rrota fluturuese e kolonializmit të hapësirave planetare nga Evropa, e cila ka zhvilluar dhe eksportuar shkencat si gjuha universale. Migracioni kaotik në zhvillim (më shume ne dukje sesa në konsistence numerike) është kaq më i largët nga çfarë imagjinohet karshi projektit origjinal te masonerisë, që është Urdhri iniciator, i bazuar në respektin dhe tolerancën, jo në konfuzionin dhe forcimin e fundamentalizmit.  Ajo që po ndodh nuk është asgjë tjetër përveç shfrytëzimit të rrethanave nga ana e  përfituesve, me miratimin e “kompanive etike” ose nganjëherë nga utopistë që injorojnë historinë dhe realitetin aktual. Ndërkohë, grumbullohen rreziqe per konflikte reale, të cilat do të zhdukin këtë valë të përkohshme të Mesdheut “.

 

di Mario Bernardi Guardi

Libero