Nga: Cecile Ducourtieux/
Evropa ka vuajtur një përmbysje historike në vitin 2016 me votën në favor të Brexit. Viti 2017 do të jetë përsëri mjaft dëshpërues për të gjithë ata që besojnë ende te Bashkimi.
Deri tani qe pagëzuar të paktën me dy emra: “veza e hapësirës” dhe “fanari”. Nga janari 2017, liderët e BE do të përurojnë ndërtesën e re të Këshillit të Evropës, një zgjatje e selisë aktuale e vendosura përballë Komisionit, dy hapa nga sheshi emblematik Schuman në zemër të lagjes evropiane të Brukselit.
Mjaft e shëmtuar ditën me fasadën në formë puzzle-i i përbërë nga mbi 3000 korniza dyersh dhe dritaresh, ndërtesa bëhet thuajse e bukur natën: ajo ndriçohet nga brenda, nëpërmjet një strukture në formë amfore gjigante me mbështjellje LED, duke i dhënë pakëz ngrohtësi kësaj lagjeje e cila ishte deri tani krejtësisht e zhveshur.
Po si do ta ndriçojë vitin e ri ky “fanari” me mbi 300 milion euro? A do t’i sjellë fat një ndërtimi evropian që po mbetet pa frymë? Le ta provojmë të bëjmë një ushtrim me parashikime. Tri siguri më pak. E para: 2017 do të jetë përsëri mjaft dëshpërues për ata që besojnë ende në Bashkimin – e megjithatë, ata janë ende të shumtë në numër.
Humbja e ngadaltë e substancës dhe legjitimitetit. Të thuash që në Bruksel morali është i ulët, është padyshim një eufemizëm. Sigurisht, në 2016 Bashkimi doli nga kriza pothuajse e vazhdueshme në të cilën qe zhytur që nga viti 2010, me së pari atë të euros dhe psikodramës greke – me të marrë komandën kryeministri i së majtës radikale Aleksis Cipras – dhe, në fund, kriza e refugjatëve, që u ndal në pranverë falë një marrëveshjeje të neveritshme, por efektive, me Turqinë.
2017 nuk dihet ç’do sjellë.
/Veritas.com.al/