
Nga data 12 tetor 2025 do të nisë zbatimi i sistemit të ri të menaxhimit të kufijve për hyrje daljet në Bashkimin Europian për të gjithë qytetarët që janë jashtë vendeve të unionit, përfshirë edhe shqiptarët. Në njoftimin e publikuar nga delegacioni i Bashkimit Europian ën Tiranë bëhet e ditur se nga 12 tetori sistemi i ri do të regjistrojë në hyrje dhe dalje të dhënat nga dokumenti i udhëtimit, datat e mbërritjes dhe të largimit, si edhe të dhënat biometrike si shenjat e gishtave dhe imazhi i fytyrës.
BE njofton se për këto nuk do të duhet të kryhet asnjë veprim tjetër dhe nuk do të ketë asnjë tarifë shtesë.
“Përditësim i rëndësishëm për qytetarët e vendeve jashtë Bashkimit Evropian, përfshirë ata shqiptarë, që udhëtojnë për qëndrim të shkurtër në 29 vendet e Zonës Shengen!
Nga data 12 tetor 2025, një sistem i ri i menaxhimit të kufijve, Sistemi i Hyrje/Daljes (Entry/Exit System), do të fillojë gradualisht të regjistrojë: të dhënat nga dokumenti i udhëtimit, datat e mbërritjes dhe të largimit, të dhënat biometrike (shenjat e gishtave dhe imazhi i fytyrës)
Nuk kërkohet të bëni asnjë veprim para udhëtimit. Nuk ka asnjë tarifë shtesë”, njofton delegacioni i BE në rrjetet sociale.
Komente