Këtë të shtunë është zhvilluar në Berlin, forumi “Berlin Global Dialogue”, ku i pranishëm është edhe kryeministri Edi Rama.
Kryeministri theksoi se BE-së i duhet Ballkani Perëndimor, po aq sa edhe Ballkani Perëndimor ka nevojë për BE-në.
“Jemi kërthiza e Bashkimit Europian. Hezitimi për t’u bashkuar me këtë pjesë, unë besoj fort që është BE që ka nevojë për Ballkanin perëndimor, po aq sa kemi ne nevojë për BE. Po të shohim ngjarjet e fundit gjeopolitike të gjithë mund të shohin ecuritë…”, u shpreh kryeministri.
Më tej theksoi se: “Objektivi për të anëtarësuar Shqipërinë në BE në 2030 është i bazuar në fakte nuk është një dëshirë. Na duhet që të vazhdojmë nga tani deri në 2027 dhe të mbyllim kapitujt. Është vërtet sfidë e madhe, por nëse ecim në përputhje me kalendarin, është që ata do t’i quajnë të mbyllura negociatat…Për procesin e ratifikimit kemi parashikuar edhe dy vite të tjera që do të thotë 2027-2029…”
Komente