Bashkimi Evropian duhet të përgatitet për ndërprerje të mundshme dhe të zgjatura në tregjet e energjisë, paralajmëroi komisioneri për energjinë, Dan Jørgensen.

Në një letër drejtuar ministrave të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, ai theksoi se qeveritë “duhet të bëjnë përgatitje në kohë” përballë një përçarjeje potencialisht afatgjatë të tregjeve energjetike.

Megjithatë, sipas tij, ndikimi aktual mbi furnizimin me energji në Evropë mbetet i përmbajtur.

Në ditët e fundit, disa vende evropiane kanë ndërmarrë masa për të zbutur efektet e rritjes së çmimeve, duke përfshirë uljen e taksave mbi karburantet dhe politika të tjera mbështetëse për konsumatorët.

Ndërkohë, çmimet e gazit në Evropë janë rritur me mbi 70% që nga fillimi i sulmeve të Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli ndaj Iranit më 28 shkurt, duke rritur shqetësimet për stabilitetin energjetik në rajon.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *