Gjyqi aq shumë i përfolur si në favor të biznesmenit italian Francesco Becchetti kundër qeverisë së Shqipërisë, mori fund. Becchetti i njohur si ‘legjendë’ për fitimin e gjyqeve edhe ‘kur nuk ka të drejtë’, ka humbur gjyqin ndaj Shqipërisë.

Në Tetor të vitit 2014, Becchetti paditi qeverinë Shqiptare në Arbitrazhin Ndërkombëtar të Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë, duke firmosur në emër të shoqërisë Hydro S.R.L. Sipas paditësit pala shqiptare ishte fajtore për zgjidhjen e kontratës së koncesionit për Hidrocentralin e Kalivacit.

Para Arbitrazhit Ndërkombëtar, Beccheti kërkoi një dëmshpërblim prej më shumë se 100 milionë euro, konkretisht 137, 235, 090 euro.

Pala shqiptare ngriti një kundërpadi, duke pretenduar se koncesioni ishte mbyllur për faj të Becchettit dhe se vendit tonë i ishte shkaktuar një dëm prej 158 milionë euro.

Shqipëria kërkoi edhe pagimin e kamatëvonesave që zënë shifrën 12 milionë e900 mijë euro.

Trupa gjykuese e shpalli me faj paditësin  duke e ngarkuar me pagimin  të gjitha kostove të përmendura më lart. Përveç kësaj, Gjykata e ngarkoi paditësin Becchetti edhe me pagimin e shpenzimeve të gjyqit që marrin shifrën 1, 258, 642 ( Një milionë 258 mijë e gjashtëqind e dyzetedy euro).

Veritas.com.al/