Presidenti Bajram Begaj kërkon prej Gykatës Kushtetetuese, të rrëzojë ankimimin e Erion Veliajt, për shkarkimin e tij. Institucioni I Presidencës i qëndron argumentit të saj, se Veliaj ka trokitur në derën e gabuar për të ndjekur cështjen e tij.

“Kushtetuta mbron Kryetarin e Bashkisë, si organ i zgjedhur i qeverisjes vendore, nga shkarkimi në rastin kur Këshilli i Ministrave vendos shkarkimin e tij “për shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve”. Kjo mbrojtje nuk është mbrojtje e përgjithshme, nuk vepron për çdo shkarkim. Ajo vepron vetëm për shkarkimin “për shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve” (shkronja “a” e nenit 62 të ligjit nr.139/2015). Për të gjitha rastet e tjera të shkarkimeve, mjetet mbrojtëse janë të tjera”

Për këtë arsye, Presidenca thotë se Kushetuesja nuk ka komeptencë për të shqyrtuar ankimimin.

“Kushtetuta nuk parashikon juridiksion të përgjithshëm kushtetues për asnjë nga subjektet e tjera të zgjedhura nga populli. Neni 131 i saj njeh kompetencën e Gjykatës Kushtetuese vetëm për “çështjet që lidhen me zgjedhshmërinë dhe papajtueshmëritë në ushtrimin e funksioneve të Presidentit të Republikës, të deputetëve, të funksionarëve të organeve të parashikuara në Kushtetutë, si dhe me verifikimin e zgjedhjes së tyre”. Pra, vetëm “zgjedhshmërinë dhe papajtueshmërinë”.

Po ashtu,  institucioni i kreut të shtetit parashtron se Kushtetuesja nuk ka kompetencë as të shqyrtojë dekretit e Presidentit.

“Gjykata Kushtetuese nuk ka juridiksion mbi dekretin nr. 350, datë 1.10.2025. Juridiksionin e përcakton natyra e aktit objekt shqyrtimi, jo efektet që shkakton ai. Gjykata Kushtetuese ka pranuar të shqyrtojë një akt administrativ, mbi të cilin nuk ka juridiksion, për shkak se nuk ka ditur si të pengonte veprimin e tij.”

Këtu Presidenca parashtron një kërkesë konkrete; heqjen e pezullimit të dekretit të Presidentit për zgjedhjet e pjeshshme në Tiranë dhe të urdhërojë  Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve të nis përgatitjet e zgjedhjeve për bashkinë e Tiranës, në datën që do të përcaktojë Gjykata Kushtetuese, datë e cila nuk duhet të jetë më e hershme se 30 ditë nga hyrja në fuqi e vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *