Ditmir Bushati, Ministri i Jashtëm Shqiptar dhe homologu i tij maqedonas Nikola Dimitrov kanë pasur një takim gjatë ditës së sotme i cili do të vijoj edhe me takimin e kryeministrit Rama dhe Presidentit Meta.

Shqipëria dhe Maqedonia kanë caktuar mbajtjen e një mbledhje të përbashkët të qeverive mes dy vendeve në Pogradec, me qëllim thellimin e bashkëpunimit ekonomik por jo vetëm.

“Mbledhja do të mbahet vjeshtën e ardhshme në Pogradec. Kjo do të jetë me rëndësi për të lehtësuar projektet strategjike, të ndihmuara dhe nga ndërkombëtaret”- tha Bushati

Nga ana e tij, ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Nikola Dimitrov, u ndal tek bashkëpunimi mes dy vendeve, dhe tek rëndësia e realizimit të projekteve konkrete.

“Është vizita ime e parë në Shqipëri si ministër. Patëm shumë biseda konstruktive me Bushatin. Mendoj se ka shumë potencial për bashkëpunim mes dy vendeve. Ka ura të rëndësishme bashkëpunimi mes vendeve. Kjo do të ndihmojë vendet tona që të ecim përpara drejt integrimit.” – tha Dimitrov.

Veritas.com.al/