Fredi Beleri, kryebashkiak i zgjedhur i Himarës, i arrestuar për blerje votash, nuk ka pranuar që të dorëzojë kodin e telefonit. Kjo është bërë e ditur nga prokuroria në seancën e sotme ku u paraqitën provat shkresore.

Nisur nga ky fakt prokuroria nuk ka ekspertuar dot telefonin e tij, por të Arsen Ramës, ku janë gjetur edhe thirrje dhe komunikimet.

Gjatë seancës së radhës në procesin ndaj Alfred Belerit, SPAK gjatë leximit të provave shkresore, i tha gjykatës se nga ekspertimi i telefonit rë bashkëpandehurit tjetër Panderi Kokaveshi është zbuluar një grup në aplikacionin e Whats app, i quajtur ‘Himara ime je ti!’

Në këtë grup sipas prokurorisë, ka biseda rreth ndihmesës që do t’i ofroheshin qytetarëve të Himarës dhe zona përreth ndër to edhe për sigurimin e ‘letrave greke.’

Madje në një bisedë, Beleri i ka tërhequr vëmendjen Kokaveshit me fjalës: Çfarë janë këto biseda, nga këto do të digjesh ti?!

Por avokatët e Belerit kundërshtuan leximin e SPAK dhe sipas tyre nuk kanë lidhje me objektivin e gjykimit dhe bisedat janë kryer më herët se sa të kryhej vepra penale, madje telefoni ka qenë në pronësi të nënës së Pandeli Kokaveshit