Këshilli i Ministrave i është drejtuar me një letër Presidentit të Republikës.
Pak orë pasi KQZ i hoqi mandatin e kryebashkiakut Fredi Belerit, Kryeministria kërkon nga Bajram Begaj që të caktohet sa më parë data e zgjedhjeve të parakohshme në Himarë.
Mësohet se shkresa mban firmën e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të MInistrave, Engjëll Agaçit.
Sipas Nenit 92, shkronja “gj” dhe nenit 93 të Kushtetutës të Republikës së Shqipërisë si dhe mbi bazën e Kodit Zgjedhor, Presidenti është organi që dekreton datat e zgjedhjeve në vend.