Kandidati i PD-së, Roland Bejko i ftuar në Report Tv u ndal në programin e tij për Tiranën, ndërsa nuk munguan as akuzat për kundërshtarët politikë. Bejko tha se kandidimi i tij për Bashkinë e Tiranës erdhi në rrethana të vështira, por ia tha se ky është një mesazh i qartë se janë ndarë njëherë e mirë nga non grata.
Në emisionin ‘Shtypi i Ditës dhe Ju’, me gazetarin Andi Kapxhiu, Bejko komentoi edhe çështjen e diplomimit të Belind Këlliçit, i cili një ditë më parë premtoi se nuk ka akoma diplome të shkollës së mesme. Bejko tha se nëse ka shkelur ligjin, shteti duhet të veprojë. Ndërsa në aspektin moral, kandidati i PD tha se ky është një turp, pasi gënjen qytetarët. Këlliçin e quan një instrument të non gratës, ndërsa për premtimet e tij thotë se ato janë të majta dhe të parealizueshme.
“Nëse ka penalitet për çështjen e diplomimit, në kuptimin ligjor, natyrisht shteti duhet të veprojë. Nuk e di nëse është apo jo i diplomuar, se ka njerëz që s’janë të diplomuar por janë shumë të zotë. Por fakti i fshehjes, mos thënies së të vërtetës. Në aspektin moral ka përgjegjësi, mua do më vinte turp ta gënjeja, ta fshehja atë. Në aspektin politik, Belindi ka bërë zgjedhjen e gabuar, është bërë instrument në duart e non gratës që është refuzuar nga SHBA. Nuk i mjafton non grata, ka mbrapa edhe Ilir Metën, përfaqësues i majtë, ka një kosto shumë të lartë në opinion publik negativ Mesazhet që jep Belindi janë popullsitë të majta. Mesazhe të parealizueshme. Qoftë kjo edhe për tunelin nëntokësor, është i parealizueshëm. E dini pse? Është fallso nuk shërben për asgjë, aksi nga 15-katëshi deri në fundin e Bulevardin Zogu i Zi është aksi që s’ka fare trafik.
Një mesazh e pati edhe për deputetët e grupit parlamentar, Gazment Bardhin e të tjerë, të cilëve u tha që të gjejnë rrugën, nëse janë pro ose kundër Berishës, pasi kjo situatë po ndikon edhe tek elektorati.
“Nuk janë ditët më të mira të PD, por ka ende kohë që kushdo që kush nuk e ka gjetur rrugën, pro ose kundër Berishës është mirë ta bëjë. Këto pozicione krijojnë tymnaja. Ne jemi ndarë nga zoti Berisha. Unë zgjedhjen time e kamë të qartë, jam përballë Metës, Erion Veliajt, Berishës”, tha Bejko.
Bejko u bëri thirrje demokratëve që të mos votojnë Ilir Metën, pasi ai përfaqëson të majtën. Ai shtoi se Berisha e ka bërë gati testamentin politik, dhe do që t’ia lërë Metës partinë.
“Meta është ai që ka përfituar nga qeverisja e PD, na futi edhe imazhin e keq të korrupsionit. Shkoi bëri aleancë me Ramën, pastaj erdhi prapë te demokratët. Mos votoni partinë e Metës. Mos dëgjoni Berishën. Është duke nënshkruar testamentin politik, gjithçka do t’ia lëri metës. Nuk mund të votojë një i djathtë një të majtë”, vijoi Bejko.
Nuk kurseu as akuzat për tre ‘dinozaurët e politikës’, siç ai i cilëson. Sipas tij, Rama, Meta e Berisha janë bashkë, që ditën bëjnë sikur zihen dhe natën ndajnë territoret me njëri-tjetrin.