![](https://veritas.com.al/wp-content/uploads/2021/03/fbb9147dad751d194f2fe6f7e0ca9cff_L.jpg)
(foto: Meta te zyrat e FRD-së)
Djali i presidentit Ilir Meta ka mbërritur në selinë e FRD-së, pak pasi presidenti Meta pati një përplasje me policinë bashkiake atje.
Besjan Meta, është parë së bashku me disa simpatizantë të LSI-së para selisë së FRD-së, duke mbështetur kështu babain e tij që i doli “për zot” kreut të FRD-së, Sali Shehu.
Meta mesa duket ka vendosur të mobilizojë jo vetëm strukturat e partisë, por edhe familjarët.
Siç shihet nga pamjet e siguruara nga newsbomb.al, kreu i shtetit është përfshirë dhe vetë në përplasje me të dërguarit e Bashkisë së Tiranës dhe policët. Përplasja ka ndodhur për shkak se Bashkia Tiranë i ka dërguar një shkresë FRD-së dhe i kërkonte të lironte zyrat pasi ato janë në pronësi të saj