Tërshëra është përdorur gjithmonë si një ndihmë për tretje por edhe probleme të lëkurës. Sot ka linja të tëra të kozmetikës me tërshërën si përbërës aktiv, efektive kundër problemeve të lëkurës.
Kur tërshëra fillon të lulëzojë mund të zihet si çaj. Një çaj i tillë mund të përdoret si ndihmë kur është fjala për sëmundjet e lëkurës, të tilla si reumatizma dhe ekzema. Ky çaj ndihmon në rivendosjen e sistemit të rraskapitur nervor, ka një ndikim pozitiv në zvogëlimin e stresit të shkaktuar, për shembull, nga ndërprerja e duhanit.
Tërshëra është gjithashtu e dobishme për përdorim të jashtëm, sidomos për lëkurën e prekur nga dermatiti. I jep lëkurës një pamje të shëndetshme sepse përmban vitamina B dhe E, të cilat e mbajnë të shëndetshme dhe të hidratuar.
Nëse keni probleme me puçrra në fytyrë, janë dy mënyra që ju mund të merreni me to me ndihmën e tërshërës:
Bollgurin e tërshërës e imtësoni në mikser dhe e ruani në një enë të mbyllur fort. Kur përdorni një maskë, tërshërën e zhytni në ujë të ngrohtë dhe krijoni një masë qulli prej saj. Pastroni fytyrën tuaj me të dhe shpërlajeni me ujë të ftohtë. Ju mund të lyeni fytyrën me ndonjë kremë pas kësaj, por nuk keni nevojë sepse tërshëra e mban lëkurën të hidratuar.
Një alternativë tjetër është që të zieni tërshërën, prisni që të ftohet dhe aplikojeni në lëkurë ku aknet janë të shprehura, le të qëndrojë disa minuta dhe pastaj e fshini atë.
Përveç akneve, tërshëra është e mirë për lëkurë të thatë dhe të irrituar, por edhe për zbutjen e djegies nga dielli Ne fund të fundit, tërshëra është mjet natyror dhe e përkryer për lëkurë të ndjeshme.
/Veritas..com.al/