Policia e Durrësit ka vënë në pranga 7 persona dhe proceduar penalisht një të mitur pasi mbanin kallashnikov pa leje dhe kryenin qitje gjatë natës me qëllim postimin e videove në TikTok.
Në pranga kanë rënë Njazi Sula, Mirlind Sula, Klivan Pepkolaj, Klajdi Jaku, Aurel Toshi, Andi Hajdarkolaj dhe Eljos Toshi.
Mes të arrestuarve është edhe babai i njërit prej të rinjve pasi iu gjet në banesë një pushkë.
7 të rinjtë e arrestuar ose proceduar u kapën në flagrancë pas sigurimit të informacionit, se ata po përgatiteshin për të qëlluar në kodrën e fshatit Hamallaj, me armë zjarri që i posedonin pa leje, me qëllim postimin e videove në “TikTok”.
Gjithashtu, në vijim të operacionit, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 17-vjeçar, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Sekuestrohen 2 armët e zjarrit, 2 krehra, rreth 500 fishekë luftarak, 8 celularë dhe 2 automjete./