Deputeti Konservator, James Duddridge ka paraqitur planin e një lëvizjeje ‘mosbesuese’ kundër zyrtarit John Bercow të Dhomës së Përfaqësuesve mbi dekretin e parlamentit të presidentit SHBA, Donald Trump.
Zoti Duddridge tha se zyrtari kishte “tejkaluar cakun disa herë”, duke thënë për Sky News:
“Incidenti i fundit, ku ai përdori postin e tij për të treguar këndvështrimin që kishte rreth një situate ndërkombëtare në një mënyrë të detajuar dhe të stërzgjatur ishte veprim krejtësisht i papërshtatshëm.”
“Kjo do të thotë se ai nuk mund të qëndrojë më në krye të asnjë debati në lidhje me ato tema.”
“Jam surprizuar vërtet kur kam parë numrin e personave që më inkurajuan që ta hidhja si ide këtë lëvizje sot,” ka shtuar ai.
“Ai nuk ishte fare brenda … kufijve në asnjë formë apo trajtë. Ai përdorte terminologji të varfër dhe të reduktuar, specifikisht të drejtuar ndaj Sallës Westminster e jo ndaj Parlamentit si një institucion i tërë. Pra është shumë e qartë se çdo pjesëtar i Parlamentit mund të ftojë këdo në Parlament, duke përfshirë presidentin Trump.”
Zoti Duddridge tha se lëvizja do të detyronte zyrtarin të jepte dorëheqjen brenda pak ditëve nëse mjaftueshëm pjesëtarë të parlamentit do të hidhnin firmat për këtë gjë dhe me zotin Bercow jashtë loje parlamenti do t’i rikthehet pushimit ‘të shkurtër’ në ditën e hënë të datës 20 Shkurt.
/Veritas.com.al/