Nga: Marco Gervasoni, 27 Maj 2017/
Në radhën e komenteve mbi atë se kush fitoi dhe kush humbi zgjedhjet, askush nuk ka vene në dukje se, midis shumë humbësve të 26 majit, është edhe dikush që nuk duhet të ishte futur në arenën zgjedhore: Bergoglio.
Por në vend të kësaj ai hyri, nëse jo ai drejtpërdrejt (por deklarata të caktuara te fshehta …) me siguri Vatikani dhe CEI, që në thelb kane bëre fushatë kundër Salvinit. Gjesti i rende i Asistentit, me shkelje të hapur të ligjshmërisë (dhe të Dakordësisë) ishte ndoshta pika më e lartë e sfidës së Vatikanit, jo aq për qeverinë ne vetvete se sa per Matteo Salvinin.
Duke braktisur kriterin ‘thomist’ të maturisë, krerët e klerit dhe gazetat e tyre kanë zbritur ne fushë me një vrull dhe madje me argumente që kujtojnë “priftërinjtë e zinj”, siç i quante Sydney Sonnino, domethënë priftërinjtë që ishin armiqësore ndaj Shtetit liberal në dekadat post unitare. Por demonstrimi se si pjesa apikale ose të paktën ajo e “qeverise” se botës katolike e njeh pak boten e vet, erdhi nga shuplaka e 26 majit.
Në historinë e Italisë republikane, vetëm ne rastin e referendumit të vitit 1974 mbi divorcin, Kisha Katolike përfundoi kështu platealisht në minorancë. Me gjithçka që në atë kohë nuk lëvizi kundër një partie dhe politikave të saj (emigratore), por në favor të një parimi. Ndërsa në këtë rast parimet e vetme të shprehura nga ipeshkvët ishin ekzaltimi i mirëpritjes pa dallim dhe “Evropa e bashkuar”, pavarësisht se ç’do te thoshte kjo.
Do të duhet të presim disa ditë për të pasur konfirmimin se, në një shumicë të madhe, katolikët praktikantë kanë bërë te ngrihen anatemat e CEI të Avvenire dhe të Famiglia Cristiana dhe në kutitë e votimit i kanë dhëne besim Kapitenit me Rruzaren (Salvinit). Kanë qenë, me te vërtetë në këtë rast, “katolikë adultë”.
Ndërsa Bassetti dhe të tjerët duhet të pyesin veten mbi faktin se i kanë diktuar, si në mënyrë indirekte, besimtarët për të votuar për Partinë Demokratike, domethënë për një parti pro-abortit, eutanazisë, martesës homoseksuale, mitrës me qira dhe kundër kundërshtimit të ndërgjegjes. Dhe nuk është thënë se si në mënyrë margjinale, apeli i tyre nuk është ndjekur.
Do të dinë Jezuitët që komandojnë ne Vatikan të rigjejnë ndonjë formë të mençurisë politike? Nëse shkruajmë se jemi të bindur, do të gënjenim lexuesit tanë.
Veritas.com.al/