Ish-kryeministri Sali Berisha shpreson ende në Gjykatën e Lartë, për të hequr masës e sigurisë vendosur ndaj tij nga SPAK. Mesditën e sotme, ai i është drejtuar me rekurs Gjykatës së Lartë, ku kërkon heqjen e masës së sigurisë me detyrim paraqitje.

Rekurs në Gjykatën e Lartë ka paraqitur edhe Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit, i cili kërkon të shfuqizojë vendimin e Apelit të Posaçëm, që la të pa ndryshuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” ndaj tij.

Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi janë marrë të pandehur nga SPAK të akuzuar për korrupsion. Prokuroria e Posacme njoftoi më 16 tetor 2024 përfundimin e hetimeve ndaj kryetarit të Partisë Demokratike dhe ish-kryeministrit Sali Berisha për korrupsion pasiv dhe e ka paraqitur çështjen në gjykatë për shqyrtim.

I pandehur për të njëjtën vepër penale është marrë edhe dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi, i cili akuzohet për përfitimin e të ardhurave në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt, falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *