Dyfytyrësia e Edi Ramës është pafytyrësi e neveritshme”, deklaroi sot ish-kryeministri, Sali Berisha. Tema e ditws ishte e lidhur me emrat e përzgjedhur nga qeveria si kandidatë për në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg. Zoti Berisha i bwri thirrje parlamentit dhe Presidentit të mos i pranojnë emrat e përzgjedhur.
“Dje, neo-bllokmeni Edvin Kristaq Rama, – shkruan z. Berisha në Fb, – botoi listën e personave që sipas Sekretarit të Përgjithshëm të mafies qeveritare, Agaçi, kanë konkuruar për t’u kandiduar nga Shqipëria si gjykatës në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg. Sikurse njoftuam një ditë më parë, listën e kryesonte kunat Xhafa.
Dyfytyrësia e Edi Ramës qëndron në faktin se për të dërguar gjykatësin shqiptar në Strasburg, nuk nevojitet Vettingu, proces që me Kushtetutë është i detyruar për çdo kandidat për gjykates apo prokuror në sistemin gjyqësor të Shqipërisë. Pra Edi Rama ka një standart, një fytyrë për Europën dhe një standart apo fytyrë të dytë për Shqipërinë, gjë që do të thotë pafytyrësi e neveritshme.
Shkaku i këtij qëndrimi të pafytyrë i shmangies nga Vettingu, qëndron në pallatet e Kunatit të Fatmir Drogës dhe per shkak te pasurive te fshehura dhe te pafshehura te Kunat Xhafes, ndaj duhet ne kete rast te shkelet Kushtetuta dhe Kunati te perjashtohet nga vettingu.
Qesharak eshte pretendimi se jane perzgjedhur nga nje komision i veçante.
Kjo sepse, ky komision nuk ka asnje tager te thyeje Kushtetuten, te zevendesoje procesn e vettingut, qe duhet te behet nga vetore te perzgjedhur sipas procedures kushtetuese dhe jo broçkullave te Rames!
Per te mos u ndalur pastaj tek anetaret byk te komisionit si Metani, qe ka mezidiplome me te gjitha 5-sa dhe 6-ta dhe nje koficent intelektual etiko-moral nen Agaçin, apo Traja, ndaj te cilit ekziston para publikut nje çeshtje e forte etike por dhe ligjore ende e pazgjidhur, apo Luan Omari, nipi i diktatorit stalinist Enver Hoxha etj.
I bej thirrje parlamentit, Presidentit te mos lejojne nisjen e emrave qe kane ndertuar parajsen e tyre mbi krimin, drogen, kunaterine por te imponojne zbatimin e Kushtetutes!”. përfundon Berisha.