Kreu i qeverisë Edi Rama u është përgjigjur live pyetjeve të adresuara në platformat sociale.

Një prej pyetjeve ishte se përse nuk bën një debat publik me opozitën, teksa kujtojmë se pak ditë më parë Sali Berisha deklaroi se kërkon një debat publik me Ramën.

Kreu i qeverisë tha se nuk ka me cilën opozitë të bëjë debat publik.

“Me cilën opozitë do të bëj debatin publik. Kam vite që e bëj debatin në publik në sy të të gjithëve. Për cilën opozitë e ke fjalën? Nuk e kuptoj këtë”, tha Rama.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *