Ilir Meta është tronditur ditën e sotme nga gazetarët, pasi është pyetur nëse ka informacione se do të përfundojë pas hekurave.

Meta është bërë ‘trim’ dhe ka deklaruar se ‘nuk më kërcet fare’, pasi është kristal i pastër.

Meta shprehu bindjen se do të jetë kryeministër i vendit së shpejti dhe madje tha se pas 20 vitesh do të jetë President.

Pyetje- A keni ju info që do të përfundoni në burg dhe a i trembeni idesë që mund të shpalleni non grata nga SHBA?

Pse ju tremb çështje CEZ-DIA kur e keni deklaruar se jeni i pafajshëm? Dumani mund të ngrejë akuzën, por vendimin e jep gjyqësori.

Zëri shqiptar i Amerikës, është ambasada amerikane, që ka dhënë mbështetje ndaj zotit Dumani. A keni dyshime se dikush nga partia juaj ju ka shitur te drejtësia.

Meta: A u dekorua Dvorani nga sekretari i shtetit si heroi i anti-korrupsionit, pse nuk ishte heroi në axhendën e sekretarit? E dyta, Rama cau televizionet kur u dekorua Dvorani, pse e la me 7 vota si anëtar të Kushtetueses? Ma sqaroni dot. Nuk më kërcet fare jo për CEZ-DIA, por për asgjë, sepse jam kristal i pastër. Por ky Dumdumani është përpjekur të falsifikojë një proces të tërë që merret nga dhjetori 2019, ka marrë përsipër edhe para një mentori të vet se do të bëjë namin dhe ai nuk ka kurajo të merret me aferën e Ramës dhe Damianit 600 mln euro. Ai do të merret me ato çështje që kanë qenë të mbyllura dhe të hapura me persona delikumentë, si ai i çmenduri i dënuar me dhunë familje, që del në TV dhe paguhet nga KESH dhe OST. Punëtor i Damianit. Një gjë e kam të sigurt do të jem kryeministër i Shqipërisë dhe do të bëj edhe një mandat President. Këtë e kam të sigurt. Për ato non grata, nuk ekziston një shqetësim i tillë kurrë, problem është kur të shpall Ilir Meta non grata. Këtë paralajmërim e ka bërë edhe kur ka qenë President. Po u derdh një pikë gjaku ditën e zgjedhjeve dekret për non grata. Ilir Meta jep psh; Osman Stafa non grata, por ti je korrekt dhe nuk do të shpallesh non grata. Më mirë të jesh i tradhtuar sesa tradhtar, tradhtarët i përdorin të gjithë dhe i pështyjnë të gjithë. Kam vetëm një informacion, Ilir Meta bëhet shumë shpejt kryeministër.

Pyetje: Keni fletëthirrje për në SPAK?

Meta: I ftoj të më bëjnë fletëthirrje e ju ftoj live të shihni pyetjet që do u bëj prokurorëve të dum Dumanit.