Apeli i Posaçëm i GJKKO ka shtyrë vendimin për të enjten në orën 09:00 për ankimimin e ish-kryeministrit Sali Berisha për heqjen e masës së sigurisë “arrest shtëpie”.

Gjykata e Posaçme ka vendosur ditën e nesërme për të shpallur vendimin për kërkesën e fundit të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Kështu, lidhur me kërkesën për lehtësimin e masës së sigurisë, Gjykata ka vendosur të shprehet ditën e enjte në orën 09:00.

Një ditë më parë, ish-kryeministri ishte i pranishëm në SPAK, ku u mor në pyetje në lidhje me procesin e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”.

Prej 30 dhjetorit, Sali Berisha ndodhet me masën e sigurisë “arrest shtëpie” dhe nga ajo ditë iu është drejtuar mbështetësve të tij poshtë dritares, çdo mbrëmje.