Në protestën e opozitës që vijon prej orës 18-00, ka dhënë një deklaratë dhe ish kryeministri Sali Berisha. Ai është shprehur: “Kjo protestë do të përmbysë Edvin Zografin e dytë. Forcë në botë që ta shpëtojë atë nga ky vrull i fuqishëm nuk ka dhe nuk do të ketë.
Le të shkojë në shkretëtirat e largëta të Azisë dhe të Afrikës, por ai në këtë vend i ka kohërat e numëruara. Protesta siç e sheh ti ka një vrull të madh në rritje. Sot Tirana është kryeqyteti i botës për protestën. Sot protesta botërore ka për kryeqytet Tiranën. Ata fat që pësoi diktatori dhe junta, atë fat do të pësojë Edi Rama në Tiranë. Rama të jetë i bindur që edhe në vrimën e miut të shkojë nuk do të mund të shpëtojë nga ky cunam.
Një herë ia mbath në shkretëtira, një herë në tunelet e Skraparit”, ka deklaruar ai.
Veritas.com.al/