Ndonëse nuk mori pjesë në mbledhjen e Këshillit të Mandateve ku diskutohej kërkesa e SPAK për arrestimin e tij, Sali Berisha protestoi në ambjentet e jashtme të kryesisë së Kuvendit.
Edhe pse jashtë mbledhjes, Sali Berisha e mbylli protestën pa u marrë vendimi në këshillin e mandateve.
Ashtu sic u pa nga pamjet me dron të filmuara nga ABC News, Berisha u braktis edhe nga mbështetësit e tij në këtë protestë
Ish kryeministri është nën hetim nga SPAK për dosjen “Partizani”, nga privatizimi i të cilit, sipas prokurorëve, dhëndri i Berishës përfitoi 5 milionë euro.
Për këtë, lideri i Foltores u vu nën hetim nën masën detyrim paraqitje dhe mos dalje jashtë vendit, por Berisha nuk iu bind me argumentin e kishte imunitet.
Pas 3 mosparaqitjesh pranë SPAK, prokurorët kërkuan një masë më të ashpër ndaj tij, me arrest në burg, apo shtëpiak.
Kuvendi ka parashikuar ditën e martë për të votuar heqjen e imunitetit të Sali Berishës.