Ish kryeministri Sali Berisha ka ndryshuar qëndrimin e tij. Në konferencën për shtyp këtë të martë, ai deklaroi se nuk do ta njohë vendimin e gjykatës.

Gazetarja e ABC News, Erneta Shevroja raporton se Berisha e ka cilësuar procesin e djeshëm në Komisionin e Mandateve, si të parregullt.

“Qëndrimi ishte që zoti Berisha do të respektonte të gjitha vendimet e Kuvendit pas kërkesës së SPAK. Por ditën e sotme ai thotë që procesi në Kuvend është një kapitull i mbyllur dhe përpara po hapet një kapitull i ri. Procesin në Kuvend e konsideron të paligjshëm.

Procesin në Kuvend e konsideron të paligjshëm. Ai nuk u paraqit në gjykatë dhe për ketë arsye SPAK kërkoi ashpërsim të masave. Sipas Berishës, kjo ishte e vetmja deklaratë që prokurorët dhanë. Kjo ishte arsye pse ai ndryshoi qëndrim, vendimi i parlamentit, tha se ‘është i paligjshëm, në komision nuk u paraqit asnjë fakt dhe asnjë provë’. Duket që Berisha tani do të nisë nje proces të ri në raport me drejtësinë, SPAK-un. Ai tha se do i dëgjojë avokatët e tij dhe se do të këshillohet me avokatët. Të gjitha sinjalet janë që zoti Berisha kishte ndryshuqar qëndrim dhe se nuk do të njihte vendimet e gjykatës.”, raportoi ndër të tjera gazetarja Shevroja./abcnews.al