Ish kryeministri Sali Berisha, nga foltorja e Kuvendit në seancën e sotme nuk mund ta mbyllte pa batutë fjalën e tij, referuar edhe fotos së kryeministrit Rama me Presidentin Obama në vitin 2012.
Referuar fotos në fjalë, Berisha i është drejtuar ministres Milena Harito, të cilën e etiketon edhe si “kushërirë” të kryeministrit Rama.
“Kushërirë më ke pyetur ti mua ç’janë krimet e pasionit? Shko pyet Bilalin se çfarë janë krimet e pasionit. Shkon dhe regjistrohet si gruaja e tij. Le ta mohojë po të dojë ai.
Pse i del zot ti kur nuk i del zot vetes ai. Do shkonte atje si çift gay, si çift interesant. Mësojeni se cili është krimi i pasionit”, tha Berisha në Kuvend.