Ish- kryeministri Berisha shkruan sot se sipas informacioneve të fundit, në makinën e Sotës ishin edhe Habilajt.
Ja çfarë shkruan:
“A mori edhe vetë Noriega një çantë me euro dhuratë nga Saimir Trafiku për të mbyllur skandalin me Orest Soton?
Të dashur miq, të dhëna të pakundërshtueshme të dy ditëve të fundit faktuan:
– Se në makinën e Orest Sotës, byrazerit të Sajmir Trafikut nuk ishin dy, siç mashtroi Xhafa-Çako por
– katër persona, nga të cilët:
– Florian Habilaj dhe shoferi i Saimir Trafikut dhe se
– këta të dy kanë marrë me vete, para syve të policisë, çantat që përmbanin mbi 3/4 e eurove në makinë dhe se
– Xhafa-Çako janë shpërblyer shumë rëndë për fshehjen e këtij rrëmbimi.
Sot qytetari dixhital informon se një nga çantat plot euro ka përfunduar në zyrë të Noriegës. Policia deri dje, për të humbur gjurmët e vjedhjes, u thoshte gazetarëve se ajo nuk i preku paratë sepse po të donte i merrte dhe nuk tregonte, duke harruar se me këtë ajo sikur thoshte “hajdut jam, por këtë radhë kujtoni se kam vjedhur unë?!” sb