Kryeministri Edi Rama ka komentuar për herë të parë vendimin e SHBA, për të shpallur ‘non grata’ ish-kryeministrin Sali Berisha. Kreu i qeverisë zgjodhi që të injorojë komentet, ndërkohë që nënvizoi se është i vendosur që të nisë një rrugë të re në aspektin e komunikimit publik dhe që të shmangin të gjitha aspektet që e kanë kthyer për shumë vite jetën politike në vend në një telenovelë rraskapitëse.
‘Jam 100% i fokusuar në punë, ne se kemi ndalur punë asnjë ditë gjatë fushatës dhe pas fushatës se s’ka kohë për pushim. Jam i vendosur që ne të nisim një rrugë të re në aspektin e komunikimit publik dhe të shmangim të gjitha ato aspektet që e kanë kthyer për shumë vite jetën politikë të vendit në një telenovele rraskapitëse. Për mua ka shumë më tepër rëndësi sesa vaksina kryhen gjatë ditës, sa përparojnë kantierët e ndërtimit, sesa angazhimet tona përmbushen pak nga pak, e hap pas hapi me të gjitha vështirësitë. Ne jemi duke punuar intensivisht për mandatin e tretë dhe do të dalim para shqiptarëve me programin e angazhimeve konkrete me kongresin tonë të 12 qershorit.’- tha Rama.
VERITAS.COM.AL