Ish-kryeministri Sali Berisha nuk është paraqitur SPAK, ku ishte thirrur për t’u marrë në pyetje për dosjen e vrasjeve të 21 janarit 2011, kur para kryeministrise u vrane 4 protestues paqesore. Gjykata e Strasburgut e ka emërtuar ‘krim shtetëror’

Berisha më herët deklaroi se “njoftimi duhet të vijë siç kanë ardhur me dhjetëra njoftime të tjera”.

Megjithatë sipas SPAK, fletëthirrja është nisur me postë prej datës 3 nëntor në banesën e ish-kryeministrit Berisha.

Berisha e pranoi se “21 Janari” është i pahetuar, por jo për qeverinë po për Edi Ramën. Ish-kryeministri i “21 Janarit”, së paku në një pike nuk ka ndryshuar qëndrim. Për të Ina Rama mbetet një lavire bulevardi.

“Çështja e 21 Janarit është hetuar njëherë nga një armike e egër e Sali Berishës dhe PD-së, një njeri për të cilin unë kam shprehur publikisht të gjithë konsideratat. Prej 13 vitesh pengohet të hetohet dhe përdoret për propagandë. A po, nëse nuk është plotësisht e hetuar. Sepse nuk u hetuan organizatorët. ishin disa, por kryesori Edi Rama, ai i nxori si mish për top”, ka thënë Berisha në një deklaratë të dhënë më herët për mediat.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *