Ish kryeministri Berisha duket se ka prekur realitetin pas gjithë euforisë së protestave. Ai sot ka kuptuar se Rama nuk rrëzohet me protesta. Duket se pas kësaj, Dr Berisha ka trokitur derë më derë tëë popullit socialist dhe ka bërë thirre:
“Dilni socialistë përzini Edi Ramën, largoni nga pushteti njeriun më të rrezikshëm pas Enver Hoxhës”
Këtë thirrje Berisha e ka bërë që në mëngjes gjatë një aktiviteti kulturor në një ekspozitë pikturash kushtuar Donald Trump
“Siç e patë erdha këtu të vizitoj një ekspozitë nga piktori Avni Delvina. Ekspozitë e frymëzuar nga transformimi i Donald Trump”
Zoti Berisha duket se është nxituar me ‘fundin e Ramës’ dhe ia ka predikuar fundin presidentit Trump.
“Çdo gjë ka një fund dhe ky fund është i afërt’, ka thënë Berisha
“U bëj thirrje socialistëve në interesin më të mirë të tyre që të largojnë me urgjencë Edi Ramën dhe klikën e tij nga pushteti sepse e them me bindjen time më të thellë se urrejtja ndaj tij bëhet çdo ditë me e pakufishme. I bëj thirrje socialistëve të mos nënvlerësojnë situatën, sepse në mënyrë absolute ndëshkimi popullor për Edi Ramën do të jetë tepër i sigurtë. Ndaj t’i thërrasin mendjes. Ky është një revolucion i nisur nga studentët tani e kanë marrë fjalën qytetarët. Çdo javë e Edi Ramës në pushtet është rrezik madhor kombëtar. Ik! Ik dhe vetëm ik! Dilni socialistë përzini Edi Ramën, largoni nga pushteti njeriun më të rrezikshëm pas Enver Hoxhës”- tha Berisha.
“Opozita po bën përgatitje të etshme për zgjedhjet, por zgjedhje me Edi Ramën në Shqipëri nuk do ketë më, për këtë ju garantoj“, tha Berisha.
Veritas.com.al/