Ish-Kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të forta në drejtim të Kryeministrit Edi Rama dhe ambasadorëve të BE e SHBA në vendin tonë, konkretisht Romana Vlahutin dhe Donald Lu.

Nga emisioni “Studio e Hapur”, Berisha akuzoi Ramën se i ka kthyer dy ambasadorët në fjalë në guvernatorë të vendit tonë.

Sipas Berishës, është e papranueshme që një ambasador të ndërhyjë në një proces hetimor.

“Dy ambasadorët, Lu dhe Vlahutin sillen si Guvernatorë këtu. Nuk ndodh në asnjë shtet në botë kjo që ambasadorët të sillen si Guvernatorë. Është rast i paprecedent që ambasadori të ndërhyjë në hetime. Nuk mundet në asnjë ligj të një vendi demokratik, që të kërkohet për një ambasador të ndërhyjë në një hetim të një vendi tjetër.” tha Berisha.

/Veritas.com.al/