Ish –kryeministri Berisha ka deklaruar sot nga Çadra e Lirisë, se opozita duhet ta shporrë kryeministrin Rama nga zyra, pasi ai nuk ka ndër mend të japë dorëheqje. Ja çfarë duhet të bëjmë ne: Të shporrim Edi Ramën.- ka thënë Sali Berisha, ish president i Republikës dhe ish kryeministër.
“Të mos kemi iluzion, Rama nuk e jep dorëheqjen, duhet ta krrejmë, ta shporrim, ta qërojmë”, deklaroi ai para protestuesve në çadrën e ngritur poshtë zyrës së Ramës.
Me këtë rast, me sa duket kthehet “periudha e Demokracisë”, siç është quajtur periudha kur vendimet merren në sheshin e protestave popullore kur qeveria nuk “dëgjon nga veshët”. Kjo u provua edhe me qeverinë komuniste të vitit 1991.
Berisha e argumentoi mos- dorëheqjen e Ramës me faktin se “ai është i lidhur me krimin”- siç tha; dhe se “kriminelët nuk e lejojnë të japë dorëheqjen”. Lidhjet e kupolës së shtetit me krimin e pranoi sot edhe OSBE/ODIHR në një raport mbi zgjedhjet që vijnë.
/Veriats.com.al/