Sali Berisha vendosi të mos paraqitet në seancën në ambientet e GJKKO, në orën 14:00 ku do të merrej në pyetje lidhur me privatizimin e ish kompleksit “Partizani”, për të cilën akuzohet për korrupsion pasiv dhe larje parash.

Megjithatë, Berisha ka dërguar në GJKKO, avokatin e tij Genc Gjokutaj. Pak para orarit zyrtar të njoftuar nga GJKKO, ku pritet t’i komunikohej masa e sigurisë detyrim paraqitje, Berisha njoftoi konferencë për mediat, ndërsa e konsideroi procesin ndaj familjes së tij, si procesin më politik të shekullit.

Më herët gjatë kësaj të marte, Berisha pati një prononcim të shkurtër për gazetarët para se të hynte në selinë blu.