Ish kryeministri Sali Berisha Sali Berisha ka denoncuar kompletimin e Policisë së Shtetit me “djem të besuar për kanabis-in” nga Tepelena. Nuk është hera e parë që zoti berisha e denoncon fenomenin e krahinizmit dhe nepotizmit në administratën e shtetit. Por kësaj here denoncimi i tij merr përmasa shumë të mëdha. Tepelena është kthyer në qender të kultivimit të kanabisit; nga Tepelena ka origjinën dhe lidhjet familjare vetë Ministri i Brendshëm që, sipas akuzave të shpeshta të opozitës, qëndron në krye të kultivimitn dhe trafikut të drogës.

Zoti Berisha sjell listën e plotë të emërimeve në Policinë e shtetit, kudo në gjithë Shqipërinë, të djemve nga Tepelena.

Jaçfarë shkruan ai:
Ketu me poshte keni listen e kanabisteve nga kryeqyteti europian i kanabisit, Tepelena, qe shnderruan Shqiperine me sukses te plote ne Kanabistan! sb
– Haki Çako, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, nga Progonati i Tepelenës, i rritur në Lushnje
– Rebani Jaupi, zv.Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, nga Tepelena
– Skëndër Kalemaj, Drejtor i Hetimit të Krimit në Policinë e Shtetit, nga Tepelena
– Gramoz Sako, Komandant i Gardës së Republikës së Shqipërisë, nga Tepelena
– Zëvendës Kombandant i Gardës së Republikës së Shqipërisë, nga Tepelena
– Ylli Ymeri, Drejtori i Përgjithshëm i Prapavijës, nga Tepelena
– Ervin Hodaj, Drejtor i Policisë së Tiranës, nga Tepelena
– Ermal Muça, Zëvendësdrejtor i Policisë së Tiranës, nga Tepelena
– Dritan Lena, Drejtor i Policisë së Lezhës, nga Tepelena
– Alban Çela, Drejtor i Policisë së Shkodrës, nga Tepelena
– Perlat Cullhaj, Drejtor i Policisë së Durrësit, nga Tepelena
– Edmond Targaj, Drejtor i Policisë së Dibrës, nga Tepelena
– Lorenc Shehu, Drejtor i Forcave Speciale të Ndërhyrjes së Shpejtë, nga Tepelena
– Bujar Ahmetaj, Shefi i Forcës Operacionale në Policinë e Shtetit, nga Tepelena
– Sokol Boçari, Shef i Forcave Speciale, RENEA, nga Tepelena
– Ermal Milori, Drejtor i Policisë Kufitare të Rinasit, nga Tepelena
– Gëzim Zhupa, Drejtor i Policisë Kufitare të Vlorës, nga Tepelena
– Arben Skëndo, Drejtor i Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave, nga Tepelena – ka jetuar në Kuçovë
– Qerim Aliaj, Drejtori i Kufirit të Shkodrës, nga Tepelena
– Arjan Ferri, Drejtor i Kufirit në Gjirokasër, nga Tepelena
– Sokol Çela, Drejtor i Kufirit të Durrësit, nga Tepelena
– Ermal Lila, Shefi i Komisariatit të Policisë së Sarandës, nga Tepelena
– Zenel Bejko, Shefi i Komisariatit të Ballshit, nga Tepelena
– Haki Hasanbega, Shefi i Komisariatit të Tepelenës, nga Tepelena
– Babush Hasajan, Shefi i Komisariatit të Urës Vajgurore, nga Tepelena
Po nga Tepelena janë edhe disa drejtues të tjerë në nivele të larta në policinë e Tiranës dhe në rrethe. Më poshtë edhe edhe lista e publikuar nga PD, e cila përmban vetëm postet që drejtohen nga persona nga Tepelena dhe jo emrat e tyre.

LISTA E PD E PUBLIKUAR NË 2014
Në Ministrinë e Brendshme
Ministri i Brendshëm nga Tepelena
Zv.ministri nga Kurveleshi
Sekretari i Përgjithshëm nga Kurveleshi
Drejtori i Kabinetit nga Tepelena
Drejtori i SHKB nga Tepelena
Drejtori i Parkut të Automjeteve nga Tepelena
Zëdhënësi nga Tepelena
Sekretarja nga Tepelena
Truproja nga Tepelena
Komandanti i Gardës nga Tepelena
Zv.komandati i Gardës nga Tepelena
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë nga Tepelena
Zv.drejtori nga Kurveleshi
Shefi i sektorit të mbrojtjes së dëshmitarëve nga Tepelena
Shefi i sektorit në Drejtorinë e Policisë Rrugore nga Tepelena
Në drejtorinë e Tiranës
Drejtori i Qarkullimit nga Tepelena
Shefi i Komisariatit të Kavajës nga Tepelena
Në Durrës
Drejtori i Policisë nga Tepelena
Shefi i Komisariatit nga Tepelena
Shefi i Komisariatit të Shijakut nga Tepelena
Shefi i Qarkullimit nga Kurveleshi
Shefi i Krimit Ekonomik nga Kurveleshi
Në Fier
Drejtori i Policisë nga Tepelena
Shefi i Komisariatit nga Kurveleshi
Në Vlorë
Drejtori i Policisë nga Tepelena
Shefi i Komisariatit të Sarandës nga Tepelena
Shefi i Qarkullimit në Vlorë nga Kurveleshi
Në Gjirokastër
Drejtori i Policisë nga Tepelena
Shefi i Qarkullimit nga Tepelena