Gjesti i artë i presidentit të Forza Italia: “Duhet shpërblyer dhe nderuar në mënyrën më të lartë sakrifica e përditshme e heronjve civilë”

Nga: Luca Sablone

Një gjest i artë me qëllimin për të ndihmuar Lombardinë në një moment kaq të vështirë, stresues dhe të komplikuar: Silvio Berlusconi ka vendosur të dhurojë shumën prej 10 milion eurosh për Rajonin e goditur nga efektet që Coronavirusi po prodhon.

Në nje notë lëshuar nga Forza Italia lexohet se një shifër e tille mund të rezultojë e dobishme jo vetëm për realizimin e një spitali të përkohshëm në Fiera Milano për të shtruar dhe kuruar të infektuarit nga Covid-19, por edhe për çdo emergjencë eventuale të mëtejshme: “Silvio Berlusconi ka vendosur të vërë në dispozicion të Rajonit të Lombardisë, përmes një donacioni, shumën prej 10 milion eurosh, të nevojshme për realizimin e repartit prej 400 shtretërve të terapisë intensive në Fiera di Milano (ose, eventualisht, për emergjenca te tjera) “.

Guido Bertolaso ka dashur të falënderoje Kavalierin për kontributin e tij përmes të cilit ka demonstruar edhe një herë “se e do qytetin dhe Vendin e tij“. Një akt bujarie që “përfaqëson më së miri punën në skuader që i shërben Italisë”.

“Cmim për heronjtë civilë”

Në mëngjes ish-kryeministri postoi në profilet e tij sociale një dedikim për ato që ai i quan “heronj civilë“, të cilët duhet të falënderohen dhe shpërblehen në mënyrën më të mirë të mundshme: “Nuk mundem, edhe një herë dhe nga thellësia e zemrës, të mos dërgoj një falënderim të zjarrtë dhe prekes për heronjtë civilë që nga spitalet deri në shpërndarjen e ushqimeve janë impenjuar në vijën e parë nga Veriu në Jug ”.Qeverisë Giallorossi i është kërkuar që “të parashikojë për ta një mbështetje shumë më të lartë si shpërblim për punën e jashtëzakonshme që po bëjnë“.

Angazhimi i Forza Italia-s do të jetë ai i “shpërblimit dhe nderimit në masën që meriton sakrifica e tyre e përditshme”.

Ndërkohë, gjatë ditës pritet mendimi i Domenico Arcurit: komisari për emergjencën e Koronavirusit do të thirret të shprehet për realizueshmërinë e projektit që Attilio Fontana i ka besuar Guido Bertolasos. Guvernatori i Rajonit të Lombardisë së fundmi kishte njoftuar se kishte gjetur mjekët ndërsa është e vështirë të gjesh ventilatorë pulmonarë.

VERITAS.COM.AL/