Besnik Ymeraj, ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese, i cili dha dorëheqjen nga ky post në Janar të këtij viti, është çuar për ndjekje penale nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.
“Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, në bazë të nenit 281 të Kodit të Procedurës Penale, ka referuar pranë Zyrës së Prokurores së Përgjithshme të gjithë dokumentacionin që rezultoi nga hetimi administrativ gjatë procesit të rivlerësimit të ish-gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, zotit Besnik Imeraj”, njofton Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.
Besnik Imeraj i cili u zgjodh anëtar i Kushtetueses në vitin 2013, e dha dorëheqjen në Janar 2017 “për arsye personale”.
Veritas.com.al/