Një avion pasagjerësh është përplasur në kryeqytetin e shtetit Durango të Meksikës, vetëm pak momente pasi u ngrit nga toka.

TË 103 pasagjerët dhe ekuipazhi në bordin e avionit të shoqërisë Aeroméxico kanë shpëtuar, por 97 prej tyre janë plagosur.

Guvernatori i shtetit, José Rosas Aispuro tha se aeroplani u godit nga një shkulm ere, që shkaktoi rënien e avionit. Ishte krahu i majtë i avionit i cili preku tokën dhe dy motorët pushuan.

Shumica e pasagjerëve mundën të largohen para se avioni të përfshihej nga flakët e zjarrit.

Por shefi ekzekutiv i kompanisë, Andres Conesa, tha se kapiteni kishte mbetur i plagosur.

“ Kapiteni i avionit po operohet. Ajo që ne dimë deri tani është se asnjëri nuk është plagosur në atë masë sa të rrezikojë jetën”, tha ai.

Emrat dhe kombësia e të plagosurve tani për tani janë të panjohur.

Veritas.com.al/

Drone footage of the crash site in Durango 31 July 2018

Authorities treat the injured at the scene of the Durango plane crash