Rënia e fortë e temperaturave të motit dhe shirat shumë të dendur, kishin një gjë pas tyre që nuk mundën ta fshehin.
Bora e maleve që zakonisht shoqëron motin me ‘huqe’ si këto, u shfaq edhe kësaj here, por në malin e Gjalicës në Kukës. Ajo duket si një ‘pudër’ e bardhë, jo një borë ku zhyten gjahtarët dhe barinjtë si zakonisht në dimër. Megjithatë, çudia, është shumë shpejt për borën e parë; aq më tepër që sapo dolëm nga moti me temperatura shumë të larta ‘afrikane’.
Por ky është moti me të papritura. Në redaksinë e ‘Syri.net’, që ka lidhje më të afërta me Kukësin, kanë mbërritur fotot e para.
Veritas.com.al/