Zonat malore të Qarkut të Elbasanit u zbardhën në orët e para të sё enjtes së 14 tetorit nga reshjet e para të borës.
Ato nisën rreth orës 04:15 të mëngjesit dhe zgjatën deri në agim.
Intensiti i tyre ishte i dendur, por pavarёsisht kёsaj trashësia nuk ka shkuar më shumë se 15-20 cm në malin e Shebenikut, ndërsa në malin e Sopotit dhe Polisit, Dardhës e Xhyrës, rreth 10 cm.
Reshjet e para të dëborës në Shqipëri kanë rënë edhe në malësinë e Gramshit dhe në atë të Elbasanit.
Bora vazhdoi për disa minuta, në disa fshatra malorë të Qarkut të Elbasanit, por më pas kanё filluar reshje shiu.
Gjatë paradites, në të gjithë hapësirën gjeografike, ku shtrihen shtatë bashkitë e Qarkut Elbasan reshjet kanë pushuar.
Nuk është raportuar për probleme të mundshme të shkaktuara prej tyre.
Autoriteti rrugor shqiptar ka njoftuar gjithashtu se, reshjet e para të borës kanë mbuluar edhe pjesë të fshatit Dardhë, në qytetin e Korçës.
Mjetet borëpastruese po bëjnë pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës për të eleminuar ngricat.
Qarkullimi ndërkohë po kryhet pa probleme.
Në aksin Gramsh – Kodovjat – Mollë – Grabovë u raportuan rrëshqitje gurësh.
Aktualisht po kryhet pastrimi i tyre në mënyrë që mos të ketë probleme në qarkullimin e automjeteve.