Banorët e Larisas, Greqi, për çudinë  tyre, janë zgjuar me një surprizë të motit. Askush nuk priste borën, të paktën në fund qershori jo!

Ashtu si edhe në Shqipëri, në këtë qytet të Greqisë moti nuk ka qenë shumë karakteristik për stinën dhe sipas banorëve, temperatura të ulëta si këto të ditëve të fundit (maksimalet 18 gardë celsius) nuk kishin parë ndonjë herë.

Sot banorët  janë zgjuar duke parë reshjet e borës jashtë dritares. Sipas mediave greke, banorët po thonë se Larisa është bërë si Londra, me shi dhe borë në mes të qershorit.

Ndërkohë kapriçot e motit vazhdojnë edhe në Shqipëri me reshje shiu dhe temperatura relativisht te ulëta për stinën.

Veritas.com.al

Image result for snow in LArisa, Greece

Image result for snow in LArisa, Greece