
(FOTO:Arben Seferi, drejtor i Sigurisë së Informaconit të Kualifikuar)/
Pas dorëheqjes së Alket Hysenit si drejtor i Parandalimit të Pastrimit të Parave, vjen një tjetër dorëheqje e bujshme në prag të nisjes së vettingut për reformën në drejtësi.
Arben Seferi është larguar nga posti i drejtorit të Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, duke thënë se është etiketuar si person i njëanshëm politikisht për procesin e vettingut, ku DSIK ka një rol të rëndësishëm.