Një avion pasagjerësh ka rënë në Kazakistan, duke vrarë 12 persona por duke lënë shumë të mbijetuar.
Avioni i kompanisë ‘Bek Air’ po fluturonte nga Almaty drejt qytetit më të madh të Kazakistanit që është kryeqyteti Nur-Sultan, kur ai ra dhe u bë copë- copë mbi disa ndërtesa vetëm pak pasi u ngrit nga pista.
Avioni i markës ‘The Fokker’ kishte 100 pasagjerë dhe ekipin e tij në bord. Të mbijetuarit përshkruan si ecje nga mbetjet e avionit drejt një errësire në borë.
Disa prej tyre po mjekohen në spitale. Shkaku i përplasjes së avionit janë ende të pa qarta.
Një reporter nga Agjencia e lajmeve Reuters, i cili ndodhej pranë skenës së ngjarjes, e ka përshkruar skenën sikur aty u ngritën re dhe mjegull e pafund.
Ministri i Brendshëm fillimisht tha se ishin vrarë 15 vetë, por më vonë u publikuan listat e viktimave ku dalin vetëm 12 emra.
Veritas.com.al/