Ekipet e shpëtimit po mbartin, sot 25 dhjetor 2016 në Sotchi, bagazhet dhe efektet personale të pasagjerëve të një avioni ushtarak rus që ka rënë në Detin e Zi me 92 pasagjerë në bord.
Avioni ka rënë të dielën, pa “shenja të mbijetuarish”.
Ndër 92 personat në bord 8 ishin anëtarë të ekuipazhit, ushtarakë të lartë, 9 gazetarë, dy drejtues shoqatash bamirëse dhe 64 koristë të Ansamblit Aleksandrov të Ushtrisë së Kuqe që po shkonin të festonin Vitin e Ri me trupat në Siri.
Sipas ministrisë së Mbrojtjes, Tupolev Tu-154 është zhdukur nga ekranët e radarëve në orën 05:27 (02:27 GMT), dy minuta pas ngritjes nga pista e aeroportit të stacionit balnear të Sotchi-it, që ndodhet në komunën Adler, në brigjet e Detit të Zi.
Avioni qe nisur për në bazën ajrore të Hmeimim-it pranë Lattaquié-së në Siri.
/Veritas.com.al/