Detaje nga grabitja e bankës në Tiranë/ Autori i maskuar i vendosi armën në kokë arkëtares, u largua me monopatinë

Detaje të reja janë zbardhur nga grabitja e ndodhur në një bankë në Tiranë, në zonën “Komuna e Parisit”, ku një person i maskuar ka kërcënuar me armë punonjësen e arkës dhe është larguar me një shumë parash.

Sipas burimeve, autori ka hyrë në ambientet e bankës me fytyrën e mbuluar me një shall, në mënyrë që të mos identifikohej. Pasi është futur brenda, ai i ka drejtuar armën arkëtares, duke ia vendosur në kokë dhe duke e detyruar t’i dorëzonte paratë.

Më pas, në momentin që është drejtuar për nga dalja, autori ka kërcënuar me armë edhe rojen e sigurisë së bankës, duke e mbajtur nën kontroll dhe duke e penguar të ndërhynte.

Pas daljes nga banka, grabitësi është larguar me një monopatinë elektrike, në drejtim të stadiumit “Dinamo”.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorit.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *