Njoftimet paraprake që vijnë përmes mediave nga Policia dëshmojnë se në Surrel, rrugës nga Dajti drejt Tiranës, ka rënë një makinë me tre persona në bord.

Deri tani njoftohet se nga mjeti janë nxjerr 3 personat. Policia njofton se një prej personave ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerët janë dërguar drejt spitalit.

Personat u nxorën nga mjeti, sipas policisë, janë:

Lulzim Balla, rreth 60 vjeç dhe Zyhdi Alcani, rreth 55 vjeç janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital, ndërsa shtetasi tjetër ende i paidentifikuar i moshës rreth 25-30 vjeç ka ndërruar jetë.

Veritas.com.al/