Zgjedhjet në Holandë kanë fitues dhe humbës të mëdhenj. Partia e qendrës së majtë D66, e Rob Xheten pritet të udhëheqë bisedimet për formimin e qeverisë, ndërsa Partia për Liri e ekstremit të djathtë humbi mbështetjen mes votuesve.

Të dyja forcat politike pritet të kenë 26 deputetë në dhomën e parlamentit me 150 vende dhe kjo shënon një rritje me plot 17 vende për D66.

Edhe pse kanë një numër të barabartë deputetësh, partia e Hirt Vilders i ka thuajse zero shanset për të formuar një qeveri. Politikani anti-emigracionit dhe anti islamit, është I izoluar politikisht.

Asnjë parti nuk pranon të bashkëpunojë me Vilders, duke e cilësuar të pabesueshëm dhe të paqëndrueshëm.

Nga ana tjetër, partia e Rob Xheten është gjerësisht e pranuar dhe ka një shans të mirë të formojë qeverinë në bashkëpunim me partitë e qendrës ose me të majtën.

Nëse çdo gjë shkon siç është parashikuar, Xheten, 38 vjeç, do të bëhej kryeministri më i ri i Holandës dhe i pari homoseksual që drejton vendin.

“Ne i kemi treguar jo vetëm Holandës, por edhe botës se është e mundur të mposhten lëvizjet populiste dhe të ekstremit të djathtë”, i tha Jetten mbështetësve pas fitores.

Mbështetja ndaj 38-vjeçarit u rrit ndjeshëm javët e fundit, ndërsa ai bëri fushatë me premtimin për të zgjidhur mungesën e strehimit, për të investuar në arsim dhe për të trajtuar shqetësimet e emigracionit.

Nga ana tjetër, duket se ky është një fund politik i ngadaltë për Vilders, i cili ka qenë i ashpër, ndaj emigrantëve, shpesh duke përfolur një gjuhë urrejtjeje.

Tashmë për të formuar qeverinë e re do të duhen 76 vende dhe të paktën parti duhet të formojnë një koalicion. Një skenar është një pakt që përfshin D66, Demokratët e Krishterë konservatorë, Partia për Liri dhe Demokraci e qendrës së djathtë dhe partinë e Punës ose të Gjelbrit.

Megjithatë, ndërtimi i koalicioneve të qëndrueshme është i vështirë dhe bisedimet pritet të zgjasin me muaj.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *