(FOTO: Ursula von der Leyen gjatë vizitës në Arabinë Saudite)

Rvista gjermane Bild sshrkuan se zonja Ursula von der Leyen, Ministre e Mbrojtjes e Gjermanisë ka refuzuar që të mbulojë kokën me shami dhe të përkulet sipas rregullave që vlejnë për femrat në Arabinë Saudite.

“Nuk e vendos shaminë, por vesh pantallona”, ka thënë ministrja e cila është takuar në Riad me zëvendës princin saudit Mohamad Bin Salman Al Saud, shkruan Bild.

“Natyrisht, unë i respektoj zakonet dhe traditat e çdo vendi. Nga respekti për kulturën, përpiqem që t‘i respektoj ato rregulla. Por kur është fjala për veshjen, për mua ka kufizime sa edhe se si i përshtatem vendit”, ka thënë Von der Layen.

Ajo shtoi se është e drejtë e secilit që të zgjedhë se si të vishet.

Gjatë vizitës në Riad, nuk e kanë mbuluar kokën as Michelle Obama, Angela Merkel, Hillary Clinton, Condoleezza Rice,- kujtojnë mediat perëndimore.

/Verritas.com.al/