Evangjeslisti i Shteteve të Bashkuara, Billy Graham – një nga predikuesit më influencues në shekullin 20, ka vdekur në mos 99 vjeç. Ai është quajtur ‘Ambasador i Zotit”.
Graham u bë një nga promotorët më të mirënjohur të Kristianizmit, duke nisur që nga misioni i tij i njohur në botë nga arenat e pafund të Londrës në vitin 1954.
Ai vdiq në shtëpinë e tij, në Montreat, North Carolina, tha një zëdhënës i Shoqatës Evangjesliste Billy Graham.
Në 60 vjet karrierë, ai është vlerësuar se personalisht ka predikuar për 210 milionë njerëz.
Graham ka ‘takuar’ miliona të tjerë përmes Televizionit- i pari që përdori mediumet për të përçuar mesazhet Kristiane në shkallë të lartë.
Presidenti Donald Trump e quajti Graham si “njeri shumë të veçantë”.
Ai shkroi në Twitter:“I madhi Billy Graham vdiq. Askush nuk ishte si ai. Ai do t’u mungojë kristianëve dhe gjithë besimtarëve. Një njeri shumë special”.
Veritas.com.al/