Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë nisur punën me një operacion të parë të kryer në Prokurorinë e Gjirokastrës. Mësohet se me urdhër të prokurorëve specialë, hetuesit e BKH-së kanë zbarkuar sot në qytetin jugor.

Nuk dihet se për çfarë rasti bëhet fjalë konkretisht, por Prokuroria Speciale SPAK ka nisur një hetim për Organin e akuzës në Gjirokastër. Me nisjen e hetimeve, hetuesit e “FBI-së shqiptare” ka sekuestruar dosjet e kësaj Prokurorie.

Për shkak të sekretit hetimor, deri tani nuk ka një njoftim zyrtar nga SPAK. Operacioni i agjentëve të  Byrosë Kombëtare të Hetimit ka nisur prej pasdites së djeshme.

VERITAS.COM.AL