
Kryeministri Edi Rama po mban takimin përmbyllës të fushatës elektorale në Devoll.
Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se si mundet demokratët të votojnë për deputet një rrugaç, duke iu referuar Bledion Nallbatit, i cili disa ditë më parë dhunoi një shofer kamioni.
“Devolli ka sjellë në parlament një rrugaç të një niveli, nuk e di në cilën vjershë të Dritëro Agollit mund të gjente vend, por te fjala kokëbosh dhe trangull. Si mundet demorkatët e Devollit të votojnë një rrugaç, për disa rrugaçë. E dini shumë mirë se kush është rrugaçi kryesor. E dini pse ky rrugaçi dytësor bën si i fortë dhe pse ndihet me shpatulla të ngrohta. Si mund të ndodhë kjo që demokratët këtu mund të kenë 1 mijë arsye që të mos duan Peleshin e 5-fishin e arsyeve të mos më duan mua, por s’i mund të bjerë pazari deri në pikën që t’i çojnë parlamentit të Shqipërisë…po e them siç më vjen se realisht më duket fundi nga Dritëro Agolli te një rrugaç, nga një poet kombëtar te një turp vendor këtu. Si mundet të bëhet kjo punë”, theksoi ai./
Komente